Mund të thuhet pa frikë se Kosova është një nga skuadrat pretendente për të triumfuar në Ligën D. Skuadra e teknikut Bernard Shalan ka fituar 3-1 ndaj Maltës, e cila ishte mjaft inferiore, por shënoi në një nga dy rastet e vetme që pati.
Në një stadium të tejmbushur, Kosova dominoi për gjatë gjithë ndeshjes, teksa vetëm në fraksionin e parë e goditi 7 herë kuadratin e kundërshtarit, por vetëm në një rast topi shkoi në rrjetë. Kololli shënoi golin e parë, pas një pasimi perfekt të Valon Berishës. Pak minuta më vonë do të ishte Zhegrova që do t’i afrohej golit, por festa e tij u ndal nga shtylla.
Në fillimin e pjesës së dytë miqtë arritën që të barazonin shifrat pas një goditje nga këndi, megjithatë vetëm 7 minuta zgjati festa e mysafirëve, pasi Vedat Muriqi do të kthente avantazhi. Zhegrova ishte vërtetë i pafat, pasi sërish u ndal nga shtylla. Për të vulosur gjithçka mendoi sërish Kololli që shënoi golin e dytë personal, pas një pasimi të Rashicës.
Vjen fitorja e dytë radhazi për Kosovën, që mbetet në krye me 7 pikë. E ndjek nga pas Azerbajxhani, që ka marrë një fitore të pastër 0-3 kundër Ishujve Faroe dhe tani shkon në kuotën e 5 pikëve.
E enjte, Liga e Kombeve
Stadiumi “Fadil Vokrri”
KOSOVË 3-1 MALTË
SHËNUES: Kololli 31′, 80′, Muriq 68’/ Agius 52′
GOLI
31′ – Valon Berisha ka pasuar një top mjaft të bukur për Kolollin, i cili i gjendur i vetëm me portierin mik nuk e ka pasur të vështirë që të shënojë.
52′ – Miqtë arrijnë që të gjejnë golin e barazimit pas një goditje këndi, me Agius që me kokë mposhti Ujkanin dhe vendoi ekuilibrin.
58′ – Muriqi mjaft bukur është rrotulluar brenda zonës dhe ka goditur, duke shënuar golin e dytë për Kosovën.
70′ – Misfud ka marrë kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë skuadrën e Maltës me 10 lojtarë.
80’ – Rashica pason një top nga e majta, ku Kololli vjen dhe godet mjaft fort, duke mposhtur për të tretën herë portierin mik.