VIDEO/ Kosova shkëlqen me trajnerin e ri dhe shtyp me goleadë gjysmëfinalisten e Kupës së Afrikës, çfarë spektakli nga Selmani dhe Domgjoni

Kosova ka shkëlqyer mbrëmjen e sotme në miqësoren kundër Burkinia Fasos. Dardanët e kanë nisur me marshin e duhur nën drejtimin e trajnerit të ri, teksa kanë shtypur me goleadë gjysmëfinalisten e Kupës së Afrikës.

Shifrat përfundimtare janë fiksuar në 5-0 dhe festivalin e golave e ka hapur Fidan Aliti që në minutën e 4-t. Ndërkohë në minutën e 23-të Astrit Selmani dhuron një spektakël të vërtetë me një supergol që përfundon në trekëndësh.

Në pjesën e dytë ishte Mërgim Vojvoda ai që tundi rrjetën në minutën e 53-të, ndërsa më pas Rashica katërfishon shifrat. Goli i fundit erdhi ka këmba e Domgjonit, i cili tregohet i jashtëzakonshëm me goditjen e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online