VIDEO/ Kosova merr barazimin e tretë radhazi, vështirësohet rruga për në Europian

Kosova ka barazuar pa gola kundër Rumanisë në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e sotme në “Fadil Vokrri“. Ky është barazimi i tretë radhazi për dardanët, të cilët vështirësojnë edhe më shumë rrugën e tyre për në Europianin e vitit të ardhshëm.

Edon Zhegrova tundi rrjetën në minutën e 69, por VAR-i ngriu buzëqeshjet në fytyrat e lojtarëve. Goli i konsiderua si i parregullt, duke lënë në fuqi rezultatin 0-0, i cili mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit. Kosova gjendet në vendin e 4-t në renditje, 4 pikë larg Rumanisë së vendit të dytë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *