“Ëndrra për të parë Shqipërinë sa më lart nuk ndalet këtu“, premtimi i Laçit: Do e çojmë Kombëtaren atje ku e meriton

Shqipëria e përfundoi fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror në vendin e tretë në grupin I. Kuqezinjtë arritën një rekord pikësh, por në fund nuk u shpërblye me një biletë për në “play off“. Megjithatë projekti i Kombëtares nuk do të ndalet këtu. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Qazim Laçi falenderon tifozët për mbështetjen dhe premton se do e dërgojnë ekipin kombëtar aty ku e meritojnë.

“Ëndrra për të parë Shqipërinë tonë sa më lart nuk ndalet këtu! Të gjithë lojtarët jemi të mërzitur shumë që nuk arritëm objektivin tonë… Me shpirt edhe me zemër siç kemi bërë gjithmonë do të ecim përpara të gjithë së bashku për ta çuar ekipin tonë kombëtar atje ku e meriton të jetë! Faleminderit shumë të gjithëve për mbështetjen që na jepni”, shkruan Qazim Laçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online