VIDEO/ Korrigjojnë gafën e protierit dhe marrin 3 pikët, Interi zbret Milanin nga kryesimi

Interi prek përkohësisht vendin e parë, pasi mposhti me rezultatin 1-2 Veronën, në një ndeshje mjaft të vështirë. Pjesa e parë ishte e mbyllur teksa të dyja skuadrat përpiqeshin të mos pësonin gol. E dyta nisi me vrull mjaft të shpejtë nga ana e Interit, që kërkonin me patjetër fitoren.

Në minutën e 52-të, nga një krosim i Hakim drejt zonës, Lautaro do të gjente golin e avantazhit për zikaltërit. Verona nuk e pranoi këtë rezultat duke u hedhur menjëherë në sulm. Në minutën e 63-të, portieri i Interit bëri një gafë mjaft të rëndë, duke i dhuruar golin e barazimit Veronës.

Megjithatë, vetëm 6 minuta më vonë, Skriniar korigjon gabimin e Handanovic duke shënuar golin e fundit të takimit. Me këtë fitore, Interi ngjitet përkohësisht në vendin e parë dhe pret rezultatin mes Milanit dhe Lacios që do të luhet në 20:45 në “San Siro”./ Elio Hajdari-Sport Ekspres/

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1341817620945891330

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online