Intervistat/ “Nuk është ritëm kampioni“, Bekaj: Detyra ime ta mbaj 0 mbrapa, përpara varet nga sulmuesit

Dita e sotme shënon edhe nisjen e fazës së dytë të Kategorisë Superiore. Kukësi-Tirana ishte sfida më e rëndësishme e ditës së sotme, e cila ka përfunduar me shifrat 0-0. Rrjetat kanë mbetur të paprekura përgjatë gjithë minutave, ndërsa në pjesën e dytë arbitri anulon një gol të shënuar nga sulmuesi Eze. Pas përfundimit të takimit kanë folur për Supersport edhe protagonistët e ndeshjes.

Bekaj (Tirana): “Ishte një rezultat real. Të dyja skuadrat patëm raste. Rastin e golit nuk e kam parë ishte off-side apo jo. Është pak e vështirë për ne pasi kemi shumë mungesa. Nuk besoj se është ritmi i duhur për titull kampion. Duhet të shohim ndeshje pas ndeshje. Besoj se do rikthehemi, megjithëse kemi bërë një hap fals me Skënderbeun. Barazim 0-0 apo me shumë gola? Detyra ime është ta mbaj 0 mbrapa, pastaj përpara është detyra e sulmuesëve, varet sa shënojnë“.

Gega (Kukësi): “Më erdhi keq që ndodhi ashtu, por ky është futbolli. Shpresoj që rrugës t’i rekuperojmë. Goli i anuluar i Ezesë? Njerëzit që e kanë parë, besoj se lojtari i Tiranës ka qenë më prapa se Eze. Arbitra kishte 6 në mos gaboj. Megjithatë arbitri anësor ka qenë pak me vonesë. Por unë nuk kam protestuar. Jam treguar i qetë dhe nuk kam humbur përqendrimin nga ndeshja.

E para luajtëm kundër Tiranës. jo për t’i dhënë superlativa, por për 90 minuta është e vështirë të mbash të njëjtin ritëm. Ne luajtëm pjesën më të madhe në një fushë dhe kur ndodh kjo lë edhe hapësira pas. Golin e anuluar ia lëmë studiove ta analizojnë. Megjithatë mendoj se arbitrat gabojnë“.

Dede (Tirana): “Po të shtynim pak më shumë mund të godisnim kundërshtarin. Ka pak diferenca. Ndoshta skuadrat janë shumë të forta në mbrojtje. Është një skuadër e re. Janë 2 apo 3 emra. Është e vërtetë që nuk krijojmë dot shumë përpara. Por jam i kënaqur me punën e akademisë. Ferhan Hasani? E di që janë në negociata. Kemi edhe probleme që presim, Celhaka, Kale. Është një pasqyrë dhe duhet të pranojmë realitetin. “./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online