VIDEO/ Koniaspori i Cikalleshit përsërit rastin e Partizani-Kukësi! Lojtarët rrinë pa lëvizur dhe hapin portën për…Fair Play

Koniaspori është kualifikuar në raundin tjetër të Kupës së Turqisë pas fitores 3-1 kundër Vansporit. Por më shumë se sa rezultati kjo ndeshje do të kujtohet për një tjetër faktor, teksa lojtarët e dërguan “fair playn” në tjetër nivel.

Goli i parë i Koniasporit vjen pas një aksioni të diskutueshëm, ku një prej lojtarëve të saj ngriti dorën për shkak të një shqetësimi. Por shokët e ekpit nuk e ndalën vrullin dhe më pas tundën rrjetën. Diçka e tillë shfaqi pakënaqësi në kampin kundërshtar, prandaj skuadra në të cilën aktivizohet Sokol Cikalleshi vendosi të shlyente fajin.

Sapo nis topi nga mesfusha, lojtarët e Koniasporit qendrojnë të palëvizur në fushë dhe i hapin kështu rrigën rivalëve për të shënuar. Një skenë të tillë e kemi hasur edhe në kampionatin tonë, ku sezonin e shkuar Partizani bëri të njëjtin veprim për ti falur golin Kukësit në shenjë “fair play”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *