VIDEO/ Konfuzion total në garën që vendosi titullin në Formula 1, Verstappen nuk e dinte që u shpall kampioni i ri i botës

Piloti i Red Bull, Max Verstappen, u bë kampion i Formula 1 për herë të dytë pasi triumfoi në Çmimin e Madh të Japonisë. Holandezi fitoi kampionatin katër gara para përfundimit të sezonit të këtij viti, pas një sërë vendimesh të diskutueshme nga FIA.

Për shkak të kushteve të vështira të motit dhe shiut të dendur, gara zgjati rreth 45 minuta, ndërsa Verstappen arriti fitoren e tij të 12-të të sezonit. Për shkakun se ishte bërë vetëm 75% e garës normale që ishte projektuar, pikët duhet të jepeshin të reduktuara.

Në këtë mënyrë, Verstappen nuk do të ishte shpallur ende kampion pasi do të ishte 111 pikë para vendit të dytë, teksa kërkoheshin 112 të tilla për t’u shpallur kampion. Por FIA vendosi që t’i jepte pikët e plota duke e shpallur kampion që sot.

Një konfuzion total në fundin e garës që është parë qartë edhe te Verstappen. Kur këtij të fundit i njoftojnë se është shpallur kampion bote, piloti i Red Bull nuk ishte në dijeni, pasi mendonte se pikët do të ishin të reduktuara. Sigurisht, në fund nuk kishte vend për ndonjë shpërthim emocional duke parë diferencën e frikshme me ndjekësit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online