VIDEO/ Kompozitori i Liverpulit “heavy metal”, Thiago Alcantara ishte e bukura në bishën e ndërtuar nga Klop

Nga Klaudio Ndreca

Në momentin kur Liverpuli zyrtarizoi Thiago Alcantaran, shumëkush e pa këtë transferim si një “Puzzle” të plotësuar në mozaikun e Klop. Kjo skuadër kishte gjithçka që i duhej për të qenë më e mira në Europë, por i mungonin cilësitë e një lojtari si Thiago Alcantara. Ajo që i mungonte Liverpulit ishte një kompozitor i kalibrit të lartë që erdhi nga Bajneri i Mynihut. Më i miri në qarkullim për të krijuar ato vepra muzikore që parapëlqen edhe trajner Klop, me këtë të fundit që e dashuron futbollin në rrymën “Heavy metal”.

Kështu Alcantara do të debutante ndaj Chelseat me fillimin e pjesës së dytë. Aspak kohë nuk nevojitet për t’u përshtatur me lojën dhe shokët e ekipit, Alcantara dukej sikur kishte një jetë me Liverpulin. Në një skuadër “vrasëse” dhe ku të gjithë kërkojnë të shënojnë, kënaqësia më e madhe që ndien ky futbollist është dërgimi i saktë i topit në këmbët e shokut të ekipit. Këtë gjë e ka bërë në përsosmëri ndaj Chelseat, duke ndërruar lojën dhe duke dërguar topa pas shpinës që janë vetëm për t’u adhuruar për saktësinë e madhe që kanë, duke mbërritur gjithmonë me sukses. Në një bishë që ka ndërtuar Jurgen Klop, Thiago Alcantara është e bukura… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online