Milani merr avantazhin ndaj Parmës falë një goli të spanjollit, Samuel Kastijeho, i cili kishte vetëm dy minuta që ishte futur në fushë.
Lojtari i blerë nga Vijareal, shty me kokë një top të dhënë me forcë nga bashkëkombësi i tij Suso. Në minuta e mëparshme Milani nuk kishte arritur të rrezikonte portën e Parmës, por në fund rëndësi kanë vetëm tri pikët dhe “djalli” po ia arrin objektivit.