VIDEO/ Kombëtarja e nis me këmbën e djathtë, në Bjellorusi ka vetëm festë kuqezi

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

LIVE, Bjellorusi-Shqipëri 0-2, Cikalleshi 22′, Bare 78′

Në Minsk ka shpërthyer festa kuqezi. Kombatarja shqiptare e ka nisur me këmbën e djathtë edicioin e ri të Ligës së Kombeve. Skuadra e udhëhequr nga Edi Reja ka bindur, duke mposhtur me shifrat 0-2 Bjellorusinë. Një transfertë që shihej e vështirë, por që kuqezinjtë e kanë mbyllur me sukses.

Ishte Sokol Cikalleshi ai që mori një top të shërbyer bukur nga kapiteni Hysaj dhe me një mjeshtëri për t’u admiruar e dërgon sferën në rrjetën kundërshtare. Pjesa e parë vendoset nga goli i sulmuesit kavajas, ndërsa në minutën e 78 është talenti Keidi Bare ai që dyfishon rezultatin dhe vendos fatin e takimit.

Një fitore me mjaft vlera që i jep besim Kombëtares për të mbyllur këtë sezon të Ligës së Kombeve në vendin e parë në grup, që është edhe objektivi i ekipit. Megjithëse vjen pas një kohe të gjatë në fushë, kuqezinjtë tregojnë qartë se janë në ritmin e duhur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *