“Asnjëherë nuk e pranoi largimin tim”, Mesi thyen heshtjen: I kam thënë prej një vit dëshirën për të ikur

Mesa duket largimi i Mesit është shtyrë, të pakten dhe 1 vit. Pas shumë thashethemesh mbi të ardhmen e lojtarit, më në fund argjentinasi ka vendosur të thyejë heshtjen, duke dhënë një intervistë për median “The Goal”. Në këtë intervistë, 33 vjeçari ka vendosur të mos nisë me një gjyq ndaj skuadrës për të hequr klauzolën prej 700 milionë euro dhe të pranoj t’i shkoj kontratës me Barcelonën deri në fund.

“Nuk do të hap një gjyq ndaj skuadrës që dëshiroj. I kam thënë klubit prej 1 viti se dëshiroja të largohesha. Pavarësisht se gjithmonë do ta mbyllja karrierën në Barcelonë, mendova se ishte koha që të vazhdoja karrierën me një klub të ri. Edhe Barça duhet të pqërqendrohet në lojtarë të rinj.”- u shpreh argjentinasi.

I pyetur përse vonoi kaq shumë të fliste për këtë çështje, Mesi u shpreh në këtë mënyrë: “Ndeshja me Bajernin na mërziti shumë të gjithëve. E dinim që do të përballeshim me një ekip shumë të vështirë, por jo të përfundonte në atë mënyrë. Ishte turpëruëse jo vetëm për skuadrën, por edhe për tifozët tanë. Prita sa të mernim veten nga kjo humbje dhe të sqaroja gjithçka. Nuk kam folur për asnjë paaftësi të klubit për të fituar tituj, këto janë mashtrime mediash”.

Gjithashtu Mesi foli edhe mbi konfrontimin me presidentin: “Unë fola me presidentin, i thashë se doja të largohesha. Ai asnjëherë nuk vendosi, më tha se do bëjmë këtë, do bëjmë atë, por asnjëherë të pranonte largimin tim këtë vit”./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online