Për ty Gramoz Palushi! Dy fitoret e Shqipërisë, janë për zemrën e Kombëtares

16 vite më parë Kombëtarja Shqiptare arriti një super fitore ndaj kampiones në fuqi të asaj kohe, Greqisë. Skuadra e drejtuar nga Hans Peter Brigel mposhti fqinjët me rezultatin 2-1.

Megjithatë urrejtja e tifozëve grekë ndaj shqiptarëve, do ta niste ditën e nesërme me një lajm të trishtë, teksa një mbështetës i konbëtares humbi jetën në rrugët e Athinës.

Bëhet fjalë për Gramoz Palushin, i cili u godit befasisht nga një grup të rinjsh grekë, në momentin që ishte duke festuar fitoren. Ditën e sotme, Shqipëria U-21 si dhe Kombëtarja A arritën dy suksese të mëdha.

Grupi i moshave fitoi 5-1 në transfertë ndaj një skuadre mjaft të fortë, Austrisë, ndërsa djemtë e drejtuar nga Edi Reja mposhtën 2-0 Bjellorusinë. Padyshim që këto dy fitore shkojnë pikërisht për heroin e 4 shtatorit 2004, Gramoz Palushin, emri i të cilit do të mbetet përjetësisht në zemrat e çdo shqiptari. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online