VIDEO/ Kololli “i çmendur“! Mesfushori shqiptar kthehet në stilin e tij, dhuron perlën nga goditja e dënimit  

Benjamin Kololli ka qenë protagonist absolut në këtë pjesë të parë të ndeshjes midis Young Boys dhe Zurich. Këta të fundit i kanë mbyllur 45 minutat e para me shifrat 1-2, ndërsa në të dy golat e shënuar meritë ka pasur edhe futbollisti shqiptar. Lojtari dardan ka rrezikuar portën në minutën e 25-të, por topi i grushtuar nga portieri ka përfunduar në këmbët e Aiyegun, që ka shënuar të parin.

Por klasin e tij Kololli e tregon në minutën e 38 të takimit, kur edhe i jep për herë të dytë avantazhun skuadrës. Zurich ka të drejtën e ekzekutimit të një goditje dënimi dhe pranë topit gjendet pikërisht mesfushori shqiptar. Një perlë do të vinte nga këmbët e tij, me topin që merr një trajektore mashtruese për portierin dhe as ky i fundit e as distanca e largët nuk e ndalojnë “të çmendurin” Kololli të tundë rrjetën me një gol në stilin e tij të të shënuarit dje që meriton vetëm duartrokitje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *