“Pres edhe oferta nga Franca”, Uzuni rrëfehet për të ardhmen dhe “bandën e shqiptareve”: Edhe Cokaj po thotë fjalën e tij, uroj të mos ndalemi

Myrto Uzuni është duke shkëlqyer në kampionatin kroat ku me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit numëron 9 gola dhe 6 asist. Sulmuesi kuqezi ka rënë në radarët e klubeve nga kampionatet elitare të Europës dhe me shumë mundësi sezoni i ardhshëm do e gjejë në nivelet më të larta të futbollit në Kontinentin e Vjetër.

Në një intervistë për “Insporti”, Uzuni flet mbi ofertat e tij dhe objektivat që ka me klubin kroat, ku është i rrethaur edhe nga 4 shqiptarë të tjerë, të cilët kanë treguar shpesh në fushë se janë shtylla kurrizore e Lokomotivës së Zagrebit. Gjithashtu nuk mbetet pa përmendur Kombëtarja e Shqipërisë si dhe trajneri Mezani, i cili me sa duket ka fituar respektin e talentit shqiptar, që karrierën e tij e ka bazuar në punë të palodhur.

Lokomotiva e Zagrebit

“Jemi shumë mirë nuk bëjmë dallime shqiptar apo kroat, jemi një grup shumë i mirë dhe po punojmë shumë për të arritur objektivtin që është pozita e dytë në tabelë që siguron Ligën e Kampioënve, synimi ynë ishte Europa League, por tani jemi duke ecur shumë mirë në kampionat”.

Banda e shiptarëve

“Me Lirimin kemi bërë një sezon shumë të mirë, uroj mos të ndalemi por edhe futbollistët tjerë shqiptar kanë bërë shumë mirë. Unë dhe Lirimi kemi punuar fortë dhe falë punës së madhe kemi arritur të shënojmë gola të rëndësishme për klubin. Ne jemi pesë shqiptarë, tani edhe Enis Cokaj ka filluar të thotë fjalën e tij, jemi shumë të lumtur. Kemi bërë sezon pozitiv, uroj të mos ndalemi”.

Ofertat

“Nuk është vetëm Mallorca, janë edhe tri klube tjera nga La Liga, nga Serie A dy klube, gjithashtu pres oferta edhe nga klubet franceze”.

Kombëtarja 

“Sa i përket Kombëtares së Shqipërisë, nuk ka rëndësi a luaj unë apo dikush tjetër, ekipi kombëtar tani është duke bërë mirë, uroj të vazhdojmë me këtë ritëm. Sa i përket anës personale, nuk më pëlqen që vetëm të jem prezent por dua të kontriboj për ekipin dhe të bëjmë sa më mirë”.

Mezani

“Është një nga trajnerët më të mirë që kam stërvitur deri më tani. Një trajner që punon shumë me seriozitet dhe di të marrë maksimumin nga futbollistët, shpresoj që të shpallet kampion me Gjilanin. Tifozët e Kosovës janë të jashtëzakonshëm, i falënderoj për mbështetjen e tyre, ne jemi një komb”, përfundon Myrto Uzuni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online