VIDEO/ Klaus Gjasula e nis për së mbari, gol që në debutim

Paderborn po luan në këto momente ndaj skuadrës së Jahn Regensburg dhe fraksioni i parë është mbyllur në avantazhin e skuadrës vendase. Normalisht shumëkush mund ta mbajnë mend nga koha kur aktivizohej Alban Meha, por tani aty luan një tjetër shqiptar, Klaus Gjasula.

Pikërisht lojtari me origjinë shqiptare është autori i golit të vetëm deri më tani. Mesfushori u transferua pak ditë më parë tek skuadra gjermane dhe aventura e tij ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *