VIDEO/ Klas që nuk e shuajnë as vitet! Spektakël në “El Klasikon” e legjendave, Reali siguron fitoren me një supergol

Vitet kalojnë, por klasin nuk arrijnë ta shuajnë dot. “El Klasiko“ e legjendave të Barcelonës dhe Realit të Madridit dhuron spektakël për të gjithë tifozët. Emra që kanë bërë histori për të dy klubet janë takuar në Tel Aviv, ku kanë shijuar përsëri shijen e një derbi të madh të Spanjës, megjithëse këtë herë me shumë vite mbi supet e tyre.

Ronaldinjo tregon se nuk i ka harruar ende aftësitë e tij, duke kërcënuar herë pas here galaktikët. Braziliani ishte ai që hapi edhe serinë e golave, duke i dhënë avantazhin katalanasve. Megjitahtë në fund ata që fituan ishin lojtarët e Realit. Shifrat përfundimtare shënuan 2-3 për “los blancos”, që vulosën fitoren me një supergol nga De La Red./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/Rocu_Dan/status/1417542160757448710?s=09

https://twitter.com/Rocu_Dan/status/1417540120429932555?s=09

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online