Kjo është Shqipëria që ne na ka bashkuar si kurrë më parë. Pa dallim krahine, të gjithë flasim një gjuhë dhe besimin tonë fetar dhe lutjen drejt Zotit e kemi vetëm për një qëllim, në shërbim të kombit.
Ashtu siç bëri Strakosha në fillim të ndeshjes, ashtu siç bëri Asllani kryqin në momentin e anulimit të golit nga VAR, por edhe me Asanin e Dakun që ishin falenderues pas golit të shënuar dhe përfundimit të ndeshjes. /Sport Ekspres/