VIDEO/ Kishte nostagji për boksin! Shkon dhe ul në tokë me një goditje tifozin e Nice, pjesëtari i stafit të Marsejë ishte “molla e sherrit”

Në ndeshjen e djeshme mes Nice dhe Marsejë ka degraduar së tepërmi situata. Kur u regjistrua minuta e 75 e takimit, Payet shkoi për të ekzekutuar goditjen e këndit. Disa shishe uji fluturuan drejt tij, ndërsa lojtari e humbi durimin duke i marrë shishet e ujit dhe duke i hedhur mbrapsht te tifozët.

Kjo i ka acaruar së tepërmi ultrasit e Nice që kanë zbritur në fushë për t’u përleshur me Payet dhe lojtarët e tjerë të Marsejë. Por teksa kërkohej edhe një tjetër shkak i vogël që tifozët të merrnin më shumë zemër për të dërguar deri në fund qëllimin e tyre, një pjesëtar i stafit të trajnerit të Marsejë, ishte molla e sherrit.

Duke ardhur me vrap nga pankina, pjesëtari i Marsejës ka shkuar për të goditur një tifoz të Nice, që ulet në tokë menjëherë. Kaq mjaftoi që tifozët e tjerë të acaroheshin më shumë, por edhe vetë futbollistët e Nice që ishin totalisht kundër këtij veprimi pasi po mundoheshin që të qetësonin tifozët e tyre. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online