VIDEO/ “Kirikoço”! Fjala e magjisë që Kielini tha para penalltisë së Saka, është “mallkimi” nga Amerika Latine

Italianët arritën që të fitonin Europianin kundër Anglisë duke kthyer festën e madhe në vendin që ka vuajtur më tepër nga COVID-19. Shumë simbolike trofeu i ardhur në këtë shtet, ndërsa nga ana tjetër duhet të theksojmë faktin se italianët kanë qenë më shumë supersticioz nga çfarë mund të mendohej.

Fillimisht për ta nisur me krahun e djathtë të Mancinit, Viali. Ky i fundit u harrua nga autobuzi i ekipit në ndeshjen e parë me Turqinë në debutimin e Europianit, atje ku Italia fitoi duke bindur. Kaq mjaftoi që situata të përsëritej dhe në finalen ndaj Anglisë, ku autobuzi u nis qëllimisht pak metra më tej pa Vialin, më pas duke e pritur që t’i bashkohej ekipit.

Nuk mbyllet këtu pasi edhe Chiellini e ka thënë një fjalë magjike. Përpara se Saka të ekzekutonte penalltinë e fundit, mbrojtësi i Juventusit bërtit: “Kirikoço”. Menjëherë do të ishte Donaruma që priti 11-metërshin dhe nisi festa e madhe te Italia. Por çfarë është kjo fjalë magjike? Bëhet fjalë për nofkën e një tifoz të Estudiante. Trajneri i këtij ekipi, Carlos Billiard, një njeri shumë supersticioz, e dërgoi tifozin në fjalë për të ndjekur ekipet rivale në kampionat. Në atë vit, 1982, Estudiante fitoi titullin në Argjentinë.

Ky “mallkim” ishte shumë i përhapur në Amerikën Latine, i përdorur gjatë viteve në ndeshje të shumta futbolli. Kjo është përdorur edhe në korrikun e 2019 në ndeshjen Argjentina-Kili, teksa Paulo Dibala përdori fjalën magjike teksa Vidali mori penalltinë. A funksionon gjithmonë? Ndoshta edhe jo! Vidali arriti që të shënonte nga penalltia në atë rast, por Kili humbi ndeshjen. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online