Bajerni i Mynihut është rikthyer te fitorja. Pas tre humbjeve radhazi, bavarezët kanë arritur të sigurojnë tre pikët në Bundesligë. Ishte Harri Kejni ai që ktheu skuadrën në shinat e duhura. Sulmuesi anglez i dha fitoren Bajernit të Mynihut kundër një kundërshtari të vështirë si Lajpcigu.
Ish-futbollisti i Totenhemit shënoi fillimisht në minutën e 56 të ndeshjes, duke zhbllokuar kështu rezultatin. Seskoja barazoi në minutën e 70, ndërsa në minutën e parë të shtesës, Kejni fiksoi shifrat përfundimtare në 3-2. Tashmë Bajernin e Mynihut e ndajnë 8 pikë nga Leverkuseni i vendit të parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
HARRY KANE WINS THE GAME FOR BAYERN!!!!!! ????
— Bayern & Football (@MunichFanpage) February 24, 2024