VIDEO | Kejn nuk mjafton, Totenhemi bie në Bërnlej

Totenhemit nuk i ka mjaftuar Herri Kejn dhe ka marrë një disfatë të hidhur në transfertë ndaj Bërnlejt. Një humbje me shifrat 2-1 për ekipin e Poçetinos, të cilët mbeten pesë pikë larg Sitit e Liverpulit tashmë, me “The Reds” të cilët kanë një ndeshje më pak.

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, me raste nga të dyja kampet, por që nuk arritën të konkretizoheshin. Kështu, ekipet shkuan në pushim me rezultatin e bardhë 0-0. Fraksioni i dytë, ndryshe nga i pari, nisi me ritëm dhe në minutën e 57-të ishin vendasit, të cilët kaluan në avantazh.

Në zhvillimet e një goditje nga këndi, ishte Kris Ud, i cili shënoi me kokë golin e parë. Reagimi i “gjelave” erdhi shpejt, pasi tetë minuta më vonë, Herri Kejn shënoi golin e baraspeshës. Gjithsesi, pavarësisht golit të shënuar, Totenhemi nuk arriti të bëjë më tepër dhe në minutën e 83-të u befasuan nga Eshli Barns.

Sulmuesi 29-vjeçar shënoi pas një rrëmuje në zonën e londinezve, duke i dhënë avantazhin për herë të dytë ekipit të tij. Deri në fund, vendasit administruan mirë avantazhin dhe morën një fitore të vyer, duke u ngjitur në vendin e 13-të.

Premier Ligë | Java 27
Bërnlej 2-1 Totenhem
Shënues: Ud 57′, Barns 83′ / Kejn 65′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *