VIDEO/ Katër “shuplaka” për Zidan, Raeli shkatërrohet në ndeshjen e çuditshme të penalltive
Reali i Madridit vijon të mbetet në një krizë nga e cila nuk po del dot as në kampionat. Valencia ka rezervuar 4 “shuplaka” mbrëmjen e sotme për Zinedinë Zidan, që pas këtyre rezutateve negative kohët e fundit po e ndjen veten të pasigurtë në stolin e “los blancos”.
Por dueli i sotëm ishte një çudi më vete, teksa Valencia merr fitoren 4-1 në ndeshjen e … penalltive. Plot 3 të tilla janë akorduar për skuadrën spanjolle, që i kanë sjellë Carlos Soler-it një “hat-trick” kundër “galaktikëve”. Ndëkohë goli i parë për vendasit ka ardhur falë një dhurate nga Varane, i cili e dërgon topin në portën e vetë.
Kambanat e alarmit që kanë nisur prej kohësh për Realin sa vijnë e bëhen më të forta dhe kjo ndeshje duhet të shërbejë për skuadrën e Zidan si një leksion nga ku duhet të nxjerrin mësimet e duhura për të nisur një kapitull të ri për këtë sezon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Carlos Soler goal vs Real Madrid, 4-1. Hatrick ???? pic.twitter.com/tdgNgKhjPK
— Football. Goals, Goals, Goals. (@FootballGoalsG1) November 8, 2020
Varane is just Harry Maguire in Spain?? pic.twitter.com/s2SiQm87rM
— PRECIOU$ the Camp Nou Faithful ?? (@Official_Pr3shI) November 8, 2020