VIDEO/ Dramë në “San Siro“, Ibra shlyen fajin dhe shpëton Milanin nga humbja në ekstreme

Është mbyllur në barazim 2-2 përballja e mbrëmjes së sotme mes Milanit dhe Veronës. Këta të fundit ia bënë ndeshjen të vëshitrë kuqezinjve, të cilët i befasuan që në pjesën e parë me dy gola të shpejtë, ndërsa më pas do të ishte Magnani ai që do të tundte rrjetën… e tij.

Pjesa e dytë flet më pas në favor të Milanit. “Djajtë” kanë mundësinë e artë të barazojnë me Ibrahimoviç nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë suedezi flak golin duke e dërguar topin jashtë portës së Veronës. Një ndeshje me dy fytyra për Ibrahimoviç, që pas zgjënjimit nga 11 metërshi, është ai që e mbyll me dramë ndeshjen duke shlyer gabimin në ekstreme.

Kur ishite duke u luajtur minuta 3-të e shtësës, “djalli” tregon brirët dhe tund rrjetën kundërshtare, duke shpëtuar Milanin nga humbja. Një pikë e marrë kundër Veronës, ndërsa Ibra mund të kënaqet me faktin se ia del t’i shënojë edhe mbrojtjes më të mirë të kampionatit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/noobfcb/status/1325553370816507904

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online