Nëpërmjet një lajmërimi zyrtar, Federata Italiane e Futbollit ka vendosur të mos pranojë kërkesën e Robur Sienës, Ternanës dhe Pro Verçelit për të marrë vendin e Novarës, që tani është e projektuar, bashkë me Katanian, në Serinë B, duke qenë se është skuadra e parë që “ripeshkohet”.
E gjithë historia erdhi pasi Avelino u penalizua me rënien në Serinë C, ndërsa Bari dhe Çezena kanë deklaruar falimentimin.
Shpresuan deri në fund Ternana, Pro Verçeli dhe Robur Siena, por ekonomikisht nuk ishin aq të forta sa garancitë e Novarës dhe Katanias. Novara, në sezonin e shkuar, ra nga kategoria, por tashmë rikthehet pas pak muajsh, teksa Katania nuk mund të ngjitej nga playoff por e bën në këtë formë.
Pas tre vjetësh, një pjesë e Siçilisë mund të festojë, pasi rikthehet derbi i ndezur mes Katanias dhe Palermos.
FOTO ? – VIDEO ? | #Catania in #SerieB: l'allenamento a porte aperte diventa una festa
? https://t.co/h4oskDzT0E pic.twitter.com/xtJkfiOMVs
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) August 1, 2018