VIDEO/ Kastriot Dërmaku fiton titullin dhe ngjitet në Serinë A, tifozët e Leçes festojnë si të çmendur në stadium

Leçe ka siguruar titullin kampion të Serisë B mbrëmjen e sotme. Skuadra italiane ka mposhtur Pordenonen e vendit të fundit me rezultatin 1-0, duke e mbyllur kështu kampionatin në vendin e parë. Pjesë e këtij klubi është edhe Kastriot Dërmaku, i cili nga sezoni i ardhshëm do të jetë përsëri pjesë e Serisë A.

Një sukses i tillë padyshim që është pritur në mënyrën më të mirë të mundshme nga tifozët e skuadrës verdhekuqe. Stadiumi “Etore Gardiniero“ ishte stërmbushur nga tifozët mbrëmjen e sotme, të cilët kanë festuar si të çmendur arritjen e ekipit të tyre të zemrës. Atmosferë e jashtëzakonshme në një stadium që gumëzhin i gjithi nga zërat e mijëra mëbshtetësve të  Leçes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online