VIDEO/ Kartoni i kuq shuan hovin e Interit, perla e Lautaro Martinezit nuk mjafton përballë Liverpulit

Ka përfunduar sfida mes Liverpulit dhe Interit. Zikaltrit kanë marrë një fitore minimale 1-0 në “Enfild“, por në fund kanë qenë anglezët ata që kanë prerë biletën për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi fituan 2-0 takimin e parë në “San Siro“.

Në minutën e 61-të Lautaro Martinez mrekullon të gjithë tifozët e Interit me një perlë të vërtetë që u ndal në trekëndësh. Në momentin që morali shkoi lart për ekipin e Inzagit, ishte Aleksis Sançez ai që e shuan hovin. Një takë e ngritur më shumë seç duhet i kushton kilianit kartonin e dytë të verdhë, duke u detyruar që të lërë skuadrën me 10 lojtarë vetëm 2 minuta pas golit të shënuar. Ndërkohë nga ana tjetër Liverpuli pati rastet e veta, teksa tronditi një herë traversën, ndërsa më pas Salah goditi dy herë shtyllën e portës së Handanoviçit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *