VIDEO/ “Kaq e lehtë”! Topi i treguar me duar nga Ronaldo, nuk ishte e kopjuar nga njeriu i momentit të rrjeteve sociale

0

Cristiano Ronaldo dhuroi një shfaqje spektakolare në ndeshjen e fundit të Portugalisë, kur nxori tërësisht jashtë loje mbrojtësin gjerman Rudiger. Pasi e kaloi topin sipër kundërshtarit, portugezi tregoi me dorë duke nënkuptuar sesa e lehtë për të është kjo lëvizje. Por kjo lëvizje është bërë shumë e njohur së fundmi nga Khaby Lame që ka thyer rekorde shikueshmëri në rrjetet sociale për t’i kthyer momentet e ndërlikuara, në fare të thjeshta.

Megjithatë portugezi nuk është inspiruar nga Khaby dhe e ka bërë disa herë këtë lëvizje, si me Portugalinë ashtu dhe kur luante tek Reali i Madridit, për ta pasur tërësisht origjinale. Edhe pse në një moshë ku te gjithë lojtarët janë në fund të karrierës, CR7 na tregon gjithmonë të kundërtën. Për të vitet janë thjesht një numër. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Khaby Lame (@khaby00)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.