Berat Gjimshiti ka provuar pas shumë kohësh shijen e golit. Kapiteni i Kombëtares shqiptare ka tundur rrjetën mbrëmjen e sotme në ndeshjen kundër Shturmit të Gracit, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Europës.
Mbrojtësi i Atalantës ka përfituar nga një top i mbetur në zonë në minutën e 50, pas ekzekutimit të një goditjeje nga këndi, për ta dërguar më pas në rrjetë. Aktualisht Atalanta është duke udhëhequr me shifrat 1-0, me golin e Gjimshitit që po vendos ndeshjen./Halit Delibashi-Sport Ekspres/