Shumë përballje për Romën në këtë fazë përgatitore, por pak prej tyre janë miqësore me plot kuptimin e fjalës. Pas sherrit te Porto-Roma vjen një tjetër situatë kaosi, këtë herë në ndeshjen me Betisin. Teksa rezultati ishte në shifrat 2-2, Moreno realizoi golin e avantazhin në të 58. Por në këtë rast kishte diçka të gabuar pasi lojtari i ekipit spanjoll shënoi falë ndihmës së dorës.
Arbitri nuk e pa rastin në fjalë dhe e cilësoi si të rregullt. Kaq mjaftoi që të niste kaosi. Pelegrini dhe Mancini u ndëshkuan me kartonin e dytë të verdhë për të dalë me të kuqin për shkakun e protestave. Murinjo nuk priti më gjatë dhe hyri në fushën e blertë për t’u përleshur me arbitrin, duke parë kartonin e kuq para syve. E si për të përmbyllur listën e ndëshkimeve ishte Kardsorp që mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 79 për t’ia bërë Betis më të lehtë që të fitonte 5-2. /Sport Ekspres/
Álex Moreno se ayuda del brazo para marcar el 3-2 ante la Roma, el árbitro no anula el gol y Lorenzo Pellegrini y Mourinho son expulsados por las protestas. Pésimo arbitraje pic.twitter.com/DVuKY9jd4M
— ?? (@futprofeta) August 7, 2021