E FUNDIT/ Lëvizja e befasishme e trajnerit të Chelsea, sulmuesi i Shqipërisë përfundon në Superkupën e Europës

Armando Broja ka bërë gjithçka mirë në fazën përgatitore me Chelsea-n duke shënuar në çdo takim që i është besuar nga ana e Tuchel. Por bëhet fjalë për skuadrën që fitoi “Champions League” në sezonin që lamë pas dhe më e mira nuk mjafton. Pas golit të shënuar ndaj Bournemouth, trajneri i ekipit londinez zgjodhi që ta largonte sulmuesin shqiptar te U-23.

Vinte përballja kundër Arsenalit dhe njëkohësisht ishin kthyer të gjithë lojtarët e formacionit bazë, duke lënë të kuptohet se nuk do të kishte më vend për Armando Brojën. Në media u raportua edhe për bisedimet me Udinezen për huazimin e sulmuesit shqiptar, ndërsa Chelsea po bëhet gati për të zyrtarizuar Lukaku nga Inter që t’i shtohet listës së Werner dhe Abraham.

Por në minutat e fundit është publikuar edhe lista e lojtarëve që është thirrur nga Tuchel për finalen e rëndësishme të Superkupës së Europës që do të luhet në 11 gusht me fituesin e Europa League, Villareal. Pakkush e priste, por Armando Broja gjendet në të. Futbollisti shqiptar ka marrë këtë mundësi nga Tuchel duke iu bashkuar listës me vetëm tre emra të lojtarëve të rinjë pasi bashkë me të gjendet Ampadu dhe Anjorin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online