VIDEO/ Kampionët e Shqipërisë lënë për të dëshiruar, modestët e Andorrës i dhurojnë fitoren që askush nuk ka guxim për ta festuar te Partizani

Partizani ka arritur që të fitojë kundër Atletic D’Escaldes me shifrat 0-1. Ndaj një ekipi modest, me trajner dhe 8 lojtarë të larguar, të kuqtë nuk e bën dot diferencën. Pjesa e parë ishte thuajse katastrofë për të kampionët e Superiores.

Asnjë kombinacion dhe ide për të dalë në sulm, karshi një rivali që kur kryente tre pasime së bashku, ishte arritja më e madhe. Topat e gjatë shiheshin si zgjidhje e vetme duke krijuar një lojë tërësisht të shëmtuar.

Dukej si një stërvitje e Partizanit, por në fakt ishte ndeshje zyrtare në turin e dytë të Conference League. Me nisjen e së dytës, portieri i Escaldes kërkoi të luante pak me Mba për ta dribluar. Por sulmuesi arriti të kapte topin dhe ta dërgonte në rrjetë.

I vetëdijshëm që një gol i tillë ndaj një rivali të tillë dhe me një lojë si ajo e Partizanit nuk kishte arsye për t’u festuar, Mba nisi të largohej me kokën ulur. Pjesa e mbetur ishte po e thuajse e njëjta panoramë, me Partizanin që zhgënjeu dukshëm dhe ishte shumë larg nivelit të ndeshjes me Bate Borisov. Në fund, një fitore 0-1 që askush nuk e ka guximin për ta festuar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online