VIDEO/ “Kamp Nou” oshëtin nga tifozët, i këndojnë trajnerit të Realit: Çabi qendro, Çabi qendro

E ardhmja e Çabi Alonsos në krye të Realit të Madridit është në pikëpyetje. Forma e dobët e klubit madrilen ka bërë që në media të qarkullojnë zëra se shkarkimi i ish-mesfushorit është çështje kohe. Nisur nga kjo situatë, tifozët e Barcelonës nuk i kanë kursyer ngacmimet.

Në përballjen kundër Osasunës “Kamp Nou” oshëtinte nga koret e tifozëve, por këto të fundit nuk kishin lidhje me ekipin e tyre të zemrës. “Çabi qendro, Çabi qendro” është dëgjuar disa herë të thërritjen nga tifozeria katalanase./Sport Ekspres/