VIDEO/ Kamberi u tregon çfarë humbën, debuton me 2 gola dhe e dërgon topin me perfeksion në trekëndësh

Florian Kamberi ka bërë sot debutimin e tij të parë me skuadrën e re, St. Gallen. Një ndeshje e parë që nuk mund të shkonte më mirë me 2 gola të shënuar në fitoren 5-0 që zvicerianët morën kundër Lustenau. Megjithëse një takim miqësor, Kamberi i tregon Rangersit se çfarë humbi duke mos i blerë kartonin nga Hibernian, teksa ka shfaqur vlerat e tij në fushë.

I pari do të vinte nga një goditje nga dënimi pranë zonës. Një ekzekutim në perfeksion nga Kamberi, që e dërgon topin në trekëndësh, duke mposhtur kështu portierin kundërshtar. Ndërkohë në minutën e 53-të sulmuesi shqiptar shtyn topin në rrjetë për herë të dytë në aspektin personal dhe për herë të 4-t në plan të skuadrës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online