Sherif Kallaku më në fund është zhllokuar dhe ka shijuar golin e tij të parë në Kroaci. Talenti shqiptar ka tundur me lehtësi rrjetën në ndeshjen që Lokomotiva e Zagrebit po humb me shifrat 2-1 në transfertë kudnër Sibenikut. Vendasit kaluan të parët në avantash, ndërsa në minutnë e 33-të kapiteni i Kombëtares U-21 vendos baraspeshën.
Kallaku kombinon bukur me shokun e tij të skuadrës dhe krijon mjaft mirë hapësirat në hyrje të zonës, ku pasi shërbehet sërish kalon mes dy kundërshtarësh duke i lënë në vend këta të fundit. Më pas i vetëm me portierin goli nuk ka nevojë për diskutim. Ky është goli i parë për ish-lojtarin e Teutës, që numëron 5 paraqitje me skuadrën kroate./Halit Delibashi-Sport Ekspres/