Zyrtare/ Kukësi nuk humb kohë, prezanton brenda orës zëvendësuesin e Rrocës

Eduart Rroca u largua nga Kukësi ditën e sotme, duke vijuar karrierën e tij në Kategorinë e Parë të Turqisë me ekipin e Instanbulspor. Mesfushori ishte një titullar fiks në formacionin e verilindorëve dhe largimi i tij pritet të lërë boshllëqe në fushë. Por te Kukësi janë treguar të vëmendshëm dhe kanë menduar për ketë pjesë.

Nënkampionët e Shqipërisë nuk kanë humbur kohë dhe prezantojnë brenda orës zëvendësuesin e Eduart Rrocës për sezonin e ardhshëm. Një brazilian është afrimi më i ri i skuadrës kuksiane. Matheus Leiria dos Santos ka firmosur për 2 vite me Kukësin, ndërsa më parë ka luajtur në vendlindjen e tij, në Danimarkë dhe së fundi në kampionatin grek me Platania./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftimi i klubit:

Matheus Leiria dos Santos e?shte? zyrtarisht futbollist i Kuke?sit! Mesfushori brazilian ka firmosur sot kontratën me klubin tonë për 2 sezonet e ardhshme dhe ka zgjedhur të mbajë veshur fanellën me numrin 10.

Mesfushori Leiria e njeh mirë futbollin europian duke qenë se ka luajtur në kampionatin grek me fanellën e Platanias e në Danimarkë me Helsingor e Hobro. Gjithashtu, Leiria ka luajtur edhe në kampionatin brazilian me ekipe si Fluminese U20, GE Juventus, Gloria e Barra.

Leiria do të vihet nën urdhërat e trajnerit Gega menjëherë sapo skuadra të përfundojë pushimin e dhënë nga trajneri. Mesfushori Leiria luan si mesfushor i avancuar por edhe si mesfushor krahu.

Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit brazilian! Mirë se vjen Matheus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online