VIDEO/ Ka dëshirën për të fituar edhe në futbollin joprofesionist, Zabaleta i shfryn nervat arbitrit

Pablo Zabaleta ka vendosur të jetë aktiv në fushë këtë verë. Megjithëse ka hequr doré nga futbolli profesionist, 38-vjeçari i është bashkuar ekipit të Aguerros në Kings League. Kunisport ka mposhtur Saiyans FC me shifrat 3-1, në një ndeshje ku Zabaleta ka bërë një lojë mjaft pozitive.

Ish-mbrojtësi argjentinas dëshiron të fitojë në çdo ndeshje dhe mentalitetin e tij e ka trefuar edhe sot. Krahu i djathtë i Sylvinho-s te Shqipëria ka shkaktuar një goditje dënimi gjatë ndeshjes, çka i solli atij një karton të verdhë.

Vendimi i arbitrit nuk është pritur mirë nga Zabaleta, që nuk e ka menduar dy herë të shfryjë nervat ndaj tij. “Më ndëshkon mua dhe atë jo? Çfarë faulli? As më parë (nuk ishte faull). Nuk është për karton. Çfarë dëshire paske për të më mërzitur”, është dëgjuar të bërtasë Pablo Zabaleta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *