VIDEO/ Juventusi vuan me një lojtar më tepër, por fiton! Vlahoviçi përmbys Salernitanën në minutën e fundit

Juventusi vijon formën e shkëlqyer edhe në këtë vit të ri kalendarik. Pas fitores tenistike në Kupën e Italisë, bardhezinjtë kanë mposhtur sërish Salernitanën. Megjithatë, fitorja e sotme nuk ishte e lehtë për “Zonjën e Vjetër”.

Salernitana kaloi e para në avantazh me anë të Maxhores në minutën e 39 të takimit. Por një karton i kuq i autorit të golit në minutën e 53-të ndryshoi historinë e kësaj ndeshjeje. Me një lojtar më tepër në fushë, Juventusi përmbys rezultatin.

Samuel Iling Xhuniori barazoi rezultatin në minutën e 65, ndërsa në të 90-n ishte Vlahoviçi ai që ktheu shifrat në favor të bardhezinjve. Një gol që solli një çlirim të madh për “Zonjën e vjetër”, i cili u dallua edhe në festën e lojtarëve pasi topi shkoi në rrjetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online