VIDEO/ Juventusi shumë i fortë për Vllazninë, vajzat kuqeblu nuk ia dalin në “Loro Boriçi”

LIVE, Vllaznia-Juventus Femra 0-2 Girelli 12′, Hurtig 44′

Ka përfunduar takimi i parë mes Vllaznisë dhe Juventusit në futbollin e femrave. Kampionet e Italisë ishin kundërshtare shumë të forta për shkodranet, të cilat janë mposhtur me shifrat 0-2 në “Loro Boriçi”. Juventusi gjen shumë shpejt golin, teksa që në minutën e 12 e dërgon topin pas shpinës së portieres së Vllaznisë.

“Zonja e vjetër” vendos të mbyllë gjithçka që në pjesë të parë. Vetëm një minutë nga momenti kur do të mbyllej fraksioni i parë i lojës, Hurtig shënon golin e dytë me kokë. Vllaznia përpiqet të ngushtojë rezultatin gjatë pjesës së dytë, por pa sukses. Juventusi largohet me fitore nga Shkodra dhe tashmë është me njërën këmbë në grupet e Champions League për femra./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Ekip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online