Interes i lartë për ndeshjen me Shqipërinë, 30 mijë tifozë ia vështirësojnë transfertën kuqezinjve

Shqipëria rikthehet përsëri në aksion mbrëmjen e nesërme, ku do të ketë një transfertë të vështirë kundër Polonisë. Këta të fundit janë rivalët e drejtpërdrejtë së bashku me Hungarinë për objektivat e kuqezinjve, për këtë arsye është mjaft i rëndësishëm një rezultat pozitiv në Varshavë.

Por diçka e tillë nuk ka për të qenë e lehtë, pasi polakëve do u vijë në ndihmë edhe lojtari i 12. Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Polonisë, Jakub Kviatkovski, ka njoftuar se plot 30 mijë bileta janë shitur për duelin e nesërm me Shqipërinë, ndësa në përballjen me Anglinë stadiumi do të jetë i gjithi me tifozë, pasi biletat janë shitur të gjitha.

Nisur nga shifrat ekipin tonë kombëtar e pret një atmosferë e ndezur, duke ia vështirësuar punën në fushën e lojës. Kujtojmë se është bërë një kohë e gjatë që kur Kombëtarja shqiptare ka luajtur përpara një numri kaq të madh tifozësh, çka do e bëjë transfertën e nesërme edhe më të veçantë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online