VIDEO/ Juventusi shkoi vetëm 4 pikë larg Champions-it, Alegri tërbohet me ekipin dhe largohet para kohe nga ndeshja

Juventusi po i afrohet gjithnjë e më shumë zonës së Champions-it. Bardhezinjtë mposhtën Veronën 1-0 mbrëmjen e sotme dhe tashmë e gjejnë veten vetëm 4 pikë larg vendit të 4-t. Por pavarësisht tre pikëve të marra dhe të qenurit vetëm një hap larg objektivit, Alegri ka mbetur i pakënaqur me lojtarët e tij.

Trajneri italian ka lënë përpara kohe fushën e blertë, për t’ju drejtuar dhomës së zhbeshjes. Kamerat kanë shoqëruar momentin e largimit të Alegrit pak çaste përpara fundit të ndeshjes dhe gjestet e tij tregonin dukshëm se kreu i pankinës së Juventusit ishte i tërbuar me skuadrën e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online