VIDEO/ Asist, goditje nga distanca dhe rast një për një me portierin! Shihni performancën e Muçit ndaj vendit të parë në renditje

Ernest Muçi zhvilloi një ndeshje me nota pozitive përballë Rakov Çestoçovës, që aktualisht renditet në vendin e parë në Ektraklasën polake. Prania e skautëve nga Interi, Bolonja, apo Sauthemptoni në stadium duket se ka shërbyer si një motivim shtesë për sulmuesin shqiptar, të cilit i mungoi vetëm goli.

Ish-lojtari i Tiranës dha shkëndijat e para që në minutën e 10, kur çliron të djathtën e tij nga distanca. Goditja është qendrore dhe e fortë, duke i dhënë mundësinë portierit të grushtojë topin. Vetëm 4 minuta më vonë Muçi jep një asist perfekt për Pekhartin, që me kokë e dërgon topin në rrjetë. Ndërkaq, në minutën e 28 lojtari shqiptar gjen hapësira në mbrojtjen kundërshtare dhe kërkon topin në zonë, nga ku tenton goditjen. Por gardiani kundërshtar është në lartësinë e duhur dhe i heq nga duart një gol të sigurt.

Muçi tentoi sërish në minutën e 73-të, por e majta e tij nga brenda zone grushtohet nga portieri i Rakov Çestoçovës. Sulmuesi 22-vjeçar e përfundoi ndeshjen me statistika mjaft pozitive, por pa mundur të festojë një gol në fitoren 3-1 të Legias së Varshavës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online