Ai eliminim i befasishëm nga Champions League duket se ka motivuar lojtarët e Juventusit ditën e sotme. Bardhezinjtë shfryjnë inatet e eliminimit në Serie A, ku është skuadra e Kaljarit ajo që e pëson. “Zonja e vjetër” ka marrë një fitore me shifrat 1-3 në Sardenjë, ku heroi ka qenë pikërisht Kristiano Ronaldo.
Ylli portugez ka arritur të shënojë një hat-trick gjatë pjesës së parë, ku i mjaftuan vetëm 22 minuta për të vulosur fatin e takimit. Goli i parë për të do të vinte shumë shpejt, teksa që në minutën e 10 tund rrjetën kundërshtare. Të njëjtën do e bënte përsëri në minutën e 22 nga penalltia si dhe në të 32-tën. Ndërkohë Kaljari kundërpërgjigjet në minutën e 61-të me Simeonen, por kaq është shumë pak për të dalë me pikë nga kjo sfidë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
This is how Chiesa and Morata celebrated Ronaldo's hat trick goal but you won't see Juve fans calling them selfish. pic.twitter.com/FxSJBWuSBG
— New Era (@crisrxno) March 14, 2021
https://twitter.com/SadaqatKhan1721/status/1371161257202552834