VIDEO/ Juventusi ndihet i vjedhur nga arbitri, plasin polemikat për penalltinë e Interit

Interi ka fituar Superkupën e Italisë mbrëmjen e djeshme, kur mposhti Juventusin me rezultatin 2-1. Ishte Aleksis Sançez ai që solli golin e “knock out”-it në minutën e 120-të. Megjithatë nuk kanë munguar polemikat për finalen e luajtur në “San Siro“.

Juventusi ndihet i vjedhur nga arbitrimi, teksa e konsiderojnë të parregullt penalltinë e dhënë në minutën e 35 për Edin Xhekon. Pamjet e shpërndara për momentin e kontaktit me De Shiljon ngrejnë dyshime të mëdha se gjithçka ka qenë e rregullt dhe loja duhej të vazhdonte normalisht./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *