Juventusi barazon 1-1 në javën e 24-të ndaj Veronës, duke humbur kështu mundësinë për t’iu afruar vendit të parë. Pas një pjese të parë të përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0, bardhezinjtë gjetën të parët golin në minutën e 49-të me anë të Kristiano Ronaldos, pas një asisistimi të Kiezës. Megjithatë Verona prish hovin e Juventusit, teksa në minutën e 77-të Barak barazon gjithçka në 1-1.
Me këtë barazim, Juventusi i bën një dhuratë Interit që ka mundësinë e shkëputjes në ndeshjen e nesërme ndaj Xhenoas. Djemtë e drejtuar nga Pirlo nuk po kalojnë një moment të mirë, ku pas 9 vitesh mund të zbresin nga froni. Gjithashtu bardhezinjtë pësuan një disfatë në ndeshjen e parë ndaj Portos, të cilët duhet ta përmbysin nëse duan të shkojnë larg në Champions League. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/