Juventusi lë menjëherë prapa humbjen ndaj Atalantës, duke mposhtur me rezultatin 0-2 Salernitanan, në fushën e të cilës bardhezinjtë nuk kishin fituar asnjëherë. Loja nisi me mjaft vrull, teksa Dybala gjen golin e avantazhit në minutën e 21-të, pas një asist nga Kulusevski.
Ndërkohë që 7 minuta më vonë, Chiellini gjen golin e dytë për Juventusin, por fatkeqësisht goli u anullua me VAR. Në pjesën e dytë, Morata shënoi golin e dytë për Juventusin, pas një pasimi nga Frederico Chiesa. Në minutën e 94-t, Dybala kishte shansin e artë për të shënuar dopietë, por pa arritur të mposhtë portierin e Salernitanas nga pika e bardhë e penalltisë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Gol Morata si supersub.. Assist dr yg terbaik Berna #SalernitanaJuvehttps://t.co/gOa5XX4p7F
— Juventus EveryWear – BNCNR (@bianconeristore) November 30, 2021