VIDEO/ Juventusi hedh një hap fals në garën për titull, ish-lojtari i Partizanit ndihmon ekipin e tij të ndalë bardhezinjtë

Juventusi ka dështuar të marrë tre pikët mbrëmjen e sotme. “Zonja e Vjetër” ka hedhur një hap fals në garën për titullin kampionë. Juventusi ka barazuar me shifrat 1-1 me Xhenoan. Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 28 dhe ka si autor Kiezën.

Sulmuesi i bardhezinjve tundi rrjetën nga pika e bardhë e penalltisë për të kaluar në epërsi skuadrën e tij. Por avantazhi i Juventusit do të zgjaste deri në minutën e 48, atëherë kur Gudmunsoni do të barazonte shifrat në 1-1. Meritë në këtë gol pati edhe ish-sulmuesi i Partizanit, Ekubani, i cili dha asistin për shokun e tij të skuadrës.

Skuadrat ndanë kështu nga një pikë në fund të këtij takimi. Tashmë Juventusi është vetëm një pikë larg Interit, por këta të fundit kanë një ndeshje më tepër në dispozicion për të zhvilluar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online