VIDEO/ Juventusi gjen ritmin e duhur dhe i afrohet Champions-it, Ekuban me shokë nuk bëjnë asnjë goditje

Juventusi po gjen përsëri ritmin në kampionat. Pas fitores me Salernitanën, një tjetër triumph 2-0 ka ardhur për ekipin e Alegrit. Kuadrado tund rrjetën që në minutën e 9 me një gol të çmendur nga godijta e këndit, duke kaluar kështu “zonjën e vjetër” në avantazh falë një kryevepre. Ndërkohë goli i dytë do të vinte në minutën e 82-të, kur pas një pasimi nga Bernardeshi, Dibala përshëndet rrjetën dhe hipotekon fitoren.

Juventusi dominoi gjithë takimin dhe këtë fakt e vërtetojnë më së miri statistikat. 70% mbajtje topi dhe 27 goditje, ndër të cilat 12 ishin në kuadrat për bardhezinjtë. Në krahun tjetër Xhenoa nuk e njohu portën e Juventusit. Ekuban dhe lojtarët e tjerë të ekipit të Shevçenkos nuk kanë bërë asnjë goditje përgjatë 90 minutave. Juventusi shkon tashmë në kuotën e 27 pikëve në vendin e 5 të renditjes, duke iu afruar kështu zonës Champions./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online