VIDEO/ Juventusi është i pandalshëm! Mposht me tre gola edhe Leçen, humbjen e fundit e kujton në shtator

Juventusi po vijon ecurinë fantastike të fitoreve. Bardhezinjtë janë të pandalshëm për këtë sezon, teksa humbjen e fundit e kujtojnë në 23 shtator kundër Sasuolos. “Zonja e vjetër” ka mposhtur sot me shifrat e thella 3-0 ekipin e Leçes. Dushan Vlahoviçi shënoi dy herë, përkatësisht në minutat 59 dhe 68, ndërsa golin e fundit të ndeshjes e shënoi Bremeri në të 85-n.

Me këtë fitore, Juventusi merr përkohësisht kryesimin e Serisë A. Ekipi i drejtuar nga Alegri ka grumbulluar në tërësi 52 pikë, një më tepër se Interi i vendit të dytë. Megjithatë, zikaltrit kanë një ndeshje më tepër në dispozicion për të luajtur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online