Juventusi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon të ri të Ligës së Kampionëve. Bardhezinjtë kanë fituar bindshëm ndaj PSV Eindhovenit mbrëmjen e sotme. “Zonja e vjetër” ka mposhtur holandezët me rezultatin 3-1.
Juventusi e nisi me një gol spektakolar të Jëlldizit, i cili la të shtangur portierin kundërshtar në minutën e 21-të. Vetëm 6 minuta më vonë ishte Mekeni ai që dyfishoi rezultatin. Fitoren e bardhezinjve e hipotekoi Nikolas Gonzalezi në minutën e 52-të, ndërsa në sekondat e fundit të takimit Saibari shënoi golin e nderit për PSV-në./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
WHAT A GOAAAAAAAAAAAAL! YILDIZ ? pic.twitter.com/fnxTA01vkf
— Max Statman (@emaxstatman) September 17, 2024